“Infermierë për Shqipërinë”, Rama : Kemi programuar rritje rrogash progresive, jo më emërime politike

“Infermierë për Shqipërinë”, Rama : Kemi programuar rritje rrogash progresive, jo më emërime politike
Gjatë prezantimit të portalit “Infermierë për Shqipërinë”, kreu i qeverisë, Edi Rama foli lidhur me rritjet e rrogave si dhe premtoi se do t’i jepet fund emërimi i infermierëve në bazë të bindjeve politike.

“Ne kemi programuar një rritje progresive të mëtejshme të rrogave për infermierët në radhë të parë. Na u mërzitën profesorët kur rritëm rrogat se u rritën më shumë për infermierët dhe pak për profesorët. Do na mërzitën prap profesorët por ne do vazhdojmë të rrisim më shumë rrogat për infermierët. Ndërsa për profesorët kemi një lajm të mirë.

Kam thënë që kemi mungesë seriozë mjekësh specialistë në zonat larg apo edhe jashtë Tiranës. Unë kam thënë që kjo mund të zgjidhet duke i dhënë atyre një pagë të barabartë ose pak a shumë që do të merrnin nëse do të arratiseshin sot në Gjermani apo Itali pa pasur parasysh taksën. Kjo është vendosur dhe nga sot, kush do pranojë mjekë specialistë që të shkojë jashtë Tiranës, në spitale ku ka nevojë për specialistë sipas specialiteteve do të marri deri në 2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë. Ju duken shumë? Por është shumë më e madhe plaga që hapet nga mungesa e tyre sot. Kjo nuk do vazhdojë pafundësisht si problem” premtoi Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se infermierët do të shpëtojnë nga kthetrat partiake dhe askush nuk do të emërohet me arsye politike.

“Nuk kam asnjë lajm të keq për ju, përkundrazi kam një lajm shumë të mirë që ashtu sikurse bëmë me mësuesit më parë do bëjmë edhe për infermierët, pra shpëtimin nga kthetrat partiake dhe askush nuk do lëvizet nga vendi i punës për arsye politike. Pra tepsinë e çojmë për skrap. Çdo infermier do rekrutohet në bazë të meritës tek portali. Ne arritëm që mësuesit të nxjerrim të parët nga kthetrat partiakë. Janë 420 vende vakante për infermierët, por i refuzuam”, tha Rama. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: