Ish-deputeti Ndocaj "porosit" Bashën: Janari është muaji i ambasadorit Lu, protestën bëje në shkurt

Ish-deputeti Ndocaj "porosit" Bashën: Janari është muaji i ambasadorit Lu, protestën bëje në shkurt
Ish-deputeti socialist Eduard Ndocaj ka “porositur” kryedemokratin Basha lidhur me protestat e paralajmëruara nga ky i fundit gjatë këtij muaj.

Sipas Ndocaj, gjatë muajt janar, ambasadori Donald Lu “ka premtuar” arrestimin e “peshqve të mëdhenj” e kështu do të ishte më mirë, sipas ish-deputetit, që protesta të zhvillohej në shkurt.

“ JANARI ESHTE MUAJ I AMBASADORIT LU

Partia Demokratike dhe lideri i opozites z Lulzim Basha po perpiqen te dakortsojne daten e protestes se rralles. Lajmet flasin per daten 27 Janar dhe kjo do te fiksohet neser. Si kryetar i PBKSH ftoj z Basha qe protestat do ishte me mir te nisnin ne fllim Shkurti. E nevojshme do ishte te kishin filluar qysh me 1 Janar sepse per shqiptart me shume se per te festuar kane 1 mij arsye per te protestuar. Por nisur nga premtimi profetik i ambasadorit Lu se ne Janar do filloj arrestimi i peshqeve te medhenje atehere le te presim fundin e muajit per te par se sa te verteta do jene fjalet e z Lu. Mbetem i sigurt se misioni diplomatik i perfaqsuesit te SHBA do ti vij ne ndihme edhe vete opozites ne strategjine e saj per ti kthyer besimin shqiptarve se ne kete vend ligji dhe drejtesia duhet te jene te njejta per te gjithe. PBDKSH do te jete perkrah qytetarve ne cdo aksion politik per realizimin e kerkesave opozitare per nje qeveri ne sherbim te popullit e jo e kapur dhe e komanduar nga krimi.

E N Milano 2018” shkruan Ndocaj në profilin e tij në Facebook. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: