Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes var këpucët "në gozhdë" dhe mban premtimin

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes var këpucët "në gozhdë" dhe mban premtimin
Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka vendosur të largohet përfundimisht nga fushat e blerta.

Gardiani 35 vjeçar i rritur dhe zhvilluar në "La Messia-n" e famshme të Barcelonës, pas 16 vitesh si futbollist profesionist veproi ashtu siç kishte premtuar para se të "varte" këpucët në gozhdë, duke fshirë të gjitha adresat e tij në internet.

Ky veprim, sipas ish-portierit të kombëtares spanjolle do ta ndihmojë atë t'i gjendet më pranë familjes.

Valdes arriti kulmit tek Barcelona, ku më pas u transferua në "Old Trafford", ndërkohë ndeshjet e fundit të karrierës i zhvilloi me skuadrën e Championship-it, Middlesbrough, përpara se t'i jepte lamtumirën para disa muajsh.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: