Ish të përndjekurit protesta për dëmshpërblimet, ministrja Gjonaj iu premton zgjidhje

Ish të përndjekurit protesta për dëmshpërblimet, ministrja Gjonaj iu premton zgjidhje
Ish të dënuarish politikë të regjimit komunist protestuan para Ministrisë së Drejtësisë lidhur me dëmshpërblimet.

Ata kanë kërkua informacion rreth asaj që po ndodh me dosjet e dëmshpërblimit.

Ministrja Etilda Gjonaj u detyrua të presë sot në një takim përfaqësues të një grupi, dhe pas ballafaqimit me strukturat përgjegjëse në dikaster dolën në pah disa problematika dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish të dënuarve.

Ministrja Gjonaj mori përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërblim që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: