Ishte nisur për në punë, gruaja shqiptare përplaset për vdekje në Itali

Ishte nisur për në punë, gruaja shqiptare përplaset për vdekje në Itali
Mëngjesin e sotëm një grua shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti në Toskana të Italisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën 217, pranë degës së shkollës së mesme "Fermi" rreth orës 6.45.

Mediat vendase raportojnë se gruaja ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në San Lazzaro di Savena.

Teksa shqiptarja po shkonte në punë, duke kaluar rrugën u përplas për vdekje nga një makinë tip Volgo, e drejtuar nga një grua, e cila u ndal dhe lajmëroi ambulancën. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: