“Jeta nuk është e lehtë”....statusi i Frederik Ndocit e Shpëtim Saraçit që u bë hit për 2018-ën

“Jeta nuk është e lehtë”....statusi i Frederik Ndocit e Shpëtim Saraçit që u bë hit për 2018-ën
“Ka njerëz të ndershëm që vuajnë nga ndershmëria, pasi jetojnë mes të pandershmeve.”

“Ka sy të përlotur që sillen rreth tyre të pafuqishëm për t’u lehtësuar dhimbjen”

Pjesë nga statusi që këngëtari Frederik Ndoci ka lëshuar dy ditë më parë që është shpërndarë nga kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi e më tej edhe nga shumë artistë të tjerë e dashamirës të artit, apo njerëz të zakonshëm, duke u bërë hit në rrjetet sociale.

Shpëtim Saraçi, nga reagimet e shumta, i është dashur të shpjegojë se e mori atë nga Frederik Ndoci, ndërkohë ky i fundit duket se ka qenë i pari që e ka shpërndarë, ndërkohë që statusi bën thirrje për të treguar më shumë dashuri për njerëzit pavarësisht gjendjes së tyre.

Statusi i plotë:     

Për të gjithë miqtë dashamirës, nëse janë të afërt ose thjesht të rastësishëm.

Çdo kush kalon nëpër situata të vështira në një moment të caktuar.

Jeta nuk është e lehtë

A e dinit se:

Njerëzit që janë më të fortë janë gjithashtu më të ndjeshëm. Njerëzit që shfaqin më shumë mirësi janë më të keqtrajtuarit. Ata që kujdesen për të tjerët janë ata që zakonisht kanë nevojë për këtë kujdesje më shumë se askush.

A e dinit se tri gjërat më të vështira për t’u thënë janë:

Të dua;

Më vjen keq;

Më ndihmo!

Shpesh herë vetëm sepse një njeri duket i lumtur, ju duhet të shikoni pas buzëqeshjes së tyre sa shumë dhimbje mund të ketë aty

Për të gjithë miqtë që janë duke kaluar vështirësi në këtë moment – le të fillojmë tani ta rrisim qëllimin tonë

Ne të gjithë kemi nevojë për ndjesi dhe tërheqje pozitive, tani dhe këtu!

Ka njerëz në fund të jetës

Ka sy të përlotur që sillen rreth tyre të pafuqishëm për t’u lehtësuar dhimbjen

Ka njerëz të pafajshëm ndër burgje

Ka njerëz në burgje që rastësia i bëri fajtorë

Ka njerëz që mendojnë në çdo çast për vetëvrasje, sepse nuk mund t’i durojnë më lotët e fëmijëve nga uria,

Ka njerëz që vuajnë nga mëritë me të afërmit e tyre, dhe vite e vite që nuk flasin.

Ka njerëz që kërkojnë varrezave shërim në vend që të ngrenë duart dhe të luten me zë Zotit një

Ka njerëz nën trusninë e drogës, por që e kanë të vështirë të dalin prej saj edhe pse duan

Ka njerëz të ndershëm që vuajnë nga ndershmëria, pasi jetojnë mes të pandershmeve

Ka njerëz që nuk flenë nga smira a etja për hakmarrje dhe ekstreme ordinere

Pak mendojmë për ta, pak e aspak nuk dhanë t’ia dimë, por çfarë e bën këtë botë më të ëmbël se dashnia, se paqja se një fjalë e mirë kur dikush ta thotë.

A mund t’ju kërkoj miq që kudo që të jeni ta kopjoni këtë mesazh dhe ta vendosni në statusin tuaj, të paktën për një orë, për të mbështetur të gjithë ata që po kalojnë probleme në jetën e tyre: qofshin ato lidhur me familjen, shëndetin, punën apo çdo lloj shqetësimi – thjesht për ta ditur se dikush mendon për ta. A mund ta bëni këtë për të gjithë ne, për të rritur imunitetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin? Shpresoj ta shoh këtë në profilin e sa më shumë miqve si një mbështetje morale. E di se disa do ta bëjnë. Unë e bërë për shumë miq, që ua njoh thellësitë e mirësisë dhe shqetësimeve njëkohësisht.

Thjesht kopjojeni, pa pasur nevoje t’i bëni share.

/a.m/

loading...
loading...