Kalimi i Coutinhos në Barcelonë, i pashmangshëm

Kalimi i Coutinhos në Barcelonë, i pashmangshëm
Zërat për një transferim të Coutinho në Barcelonë sa vijnë e shtohen, ndërkohë që për këtë transferim u përfol shumë gjatë merkatos verore.

Mediat e shohin këtë kalim të pashmangshëm, teksa braziliani pritet të veshë fanellën blaugrana.

Sipas asaj që raporton The Sun, oferta e re e Barcelonës prej 160 milionë euro ka bindur Liverpoolin, që braziliani të transferohet në Spanjë.

Besohet se lojtari do të transferohet në Camp Nou gjatë kësaj merkato, e jo në verë, siç raportonin në vazhdimësi mediat spanjolle e ato britanike.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: