Kalonte rrugën, makina përplas kalimtaren

Kalonte rrugën, makina përplas kalimtaren
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Policia sqaron se një makinë ka përplasur një grua, teksa kjo e fundit ishte duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Bluzat e bardha deklarojnë se gjendja shëndetësore e gruas nuk përbën rrezik pë jetën e saj.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: