Kapet me 148 kg marijuanë në banesë, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Kapet me 148 kg marijuanë në banesë, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja
Një sasi prej 147.9 kilogramë marijuanë u gjetën në banesën e një 36-vjeçari nga Fushë-Kruja.

Operacioni u zhvillua në banesën e Shpëtim Kola 36 vjeç, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.

"Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuane", informoi policia.  /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: