Kapet me kokainë, armë e para, arrestohet 33- vjeçari

Kapet me kokainë, armë e para, arrestohet 33- vjeçari
Një 33 vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me një sasi kokaine.

Policia sqaron se ka arrestuar M.B, banues në Lushnje.

Po sipas saj specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, pas kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistoletë e markës ECOL Special, një krehër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: