Kapet sasi e madhe marihuane shqiptare në Austri, shkatërrohet grupi i trafikantëve

Kapet sasi e madhe marihuane shqiptare në Austri, shkatërrohet grupi i trafikantëve
Plot 180 kg marihuanë e 0,5 kg kokainë u sekuestruan dhe 14 persona u vunë në pranga pas një operacioni policor në Austri që i ka dhënë fund ekzistencës së një organizate shqiptare të trafikut të drogës.

Mediat austriake shkruajnë se kjo është një nga ngarkesat më të mëdha të drogës kapur vitet e fundit.

Mes të arrestuarve në rajonin austriak Styria janë disa shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Operacioni zgjati 12 muaj, derisa u mbyll me arrestimet e fillimit të muajit janar.

Hetimet kanë zbuluar se kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuhana nga Shqipëria në Deutschlandsberg dhe magazinohej në një apartamente ku nuk jetonte askush.

(Marrë nga http://www.kleinezeitung.at)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: