Këshilltarët e PD-së i çojnë mesazh Ramës dhe Veliajt: Dhuna dhe persekutimi na motivon më shumë

Këshilltarët e PD-së i çojnë mesazh Ramës dhe Veliajt: Dhuna dhe persekutimi na motivon më shumë
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës ka reaguar pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj këshilltarit Akil Kraja.

Ata shprehën qëndrimin e grupit se vendimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit me 40% për banorët e Tiranës është korruptiv.

“Jemi këtu sot të paditur sepse jemi të bindur se po kryejmë detyrën tonë”, tha kryetari i këshilltarëve demokratë, Ktreshnik Çollaku.

Çollaku përcolli nëpërmjet mediave edhe një mesazh për Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj:

“Nëse mendoni se me persekutime dhe dhunë fizike do të trembni demokratët, e keni gabim, sepse nuk e njihni adn-në e demokratëve. Dhuna dhe persekutimi na motivon më shumë se jemi për një kauzë të drejtë”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: