Krimi në familje, motra thikë në bark vëllait

Krimi në familje, motra thikë në bark vëllait
Një përplasje verbale mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Mësohet se 31-vjeçare E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç.

Po sipas saj, në kulmin e sherrit verbal i vëllai ka tentuar të sulmojë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë.

I riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia. Materialet hetimore në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së Nevojshme”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: