Kryemadhi: Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pranim i barazisë

Kryemadhi: Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pranim i barazisë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Maqedonisë të ligjit për gjuhën shqipe.

Kryemadhi shkruan në rrjetin social se pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

“Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet, dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres”, shkruan Kryemadhi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: