Kryemadhi-Ramës: Nuk është turp të jesh parti këpucësh, turp është të kanabizosh vendin

Kryemadhi-Ramës: Nuk është turp të jesh parti këpucësh, turp është të kanabizosh vendin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama në Rrëshen, ku e etiketoi LSI-në si ‘parti këpucësh’.

Në një status në rrjetin social Kryemadhi shkruan se nuk është turp të të etiketojnë si ‘Parti këpucësh’ por turp është të kanabizosh Shqipërinë.

Statusi i plotë Kryemadhit

Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita, ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: