Kryeprokurorja Marku fton qytetarët të denoncojnë abuzimet në sistemin e drejtësisë

Kryeprokurorja Marku fton qytetarët të denoncojnë abuzimet në sistemin e drejtësisë
Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku i ka bërë thirrje qytetarëve për të denoncuar çdo pakënaqësi dhe tentativë për korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Në faqen zyrtare të prokurorisë së përgjithshme administrata e re e Markut ka vendosur këtë shënim:

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”.

Me anë të kësaj adresë çdo qytetarë mund të denoncojë pretendimet e tij mbi një shkelje të prokurorit, ndërsa këto informacione pritet të vlejnë dhe për procesin e Vetting-ut në të cilin po kalojnë prokurorët. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: