Kryeprokurorja Marku pret në zyrë ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin

Kryeprokurorja Marku pret në zyrë ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin
Kryeprokurorja e re e Përkohshme, Arta Marku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin.

Takimi mes Markut dhe Vlahutin zgjati afro 50 minuta ndërkohë që kryeprokurorja zhvilloi ditë më parë takime edhe me trupat diplomatik të vendeve të tjera të BE-së.

Biseda u zhvillua fill pas ndryshimeve të bëra dje në institucionet e Prokurorisë ne rrethe.

Ky është takimi i parë i Kryeprokurores me Vlahutin që prej marrjes së detyrës.

Marku më herët ka takuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por edhe ambasadorë të tjerë të akreditur në vendin tonë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: