Kryprokurorja Marku pret në zyrë ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri

Kryprokurorja Marku pret në zyrë ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri
Kryeprokurorja e re e përgjithshme, Arta Marku ka pritur sot në zyrë ambasadorët e huaj të akredituar në vendit tonë.

Këtë gjë e ka pasqyruar edhe ambasadori i Suedisë, Johan Ndisi përmes një statusi në rrjetin social.

"Takim i mirë me Prokuroren e Përkohshme Arta Marku së bashku me Amb @ josattler! Punë e rëndësishme na pret përpara! Presim bashkëpunim të frytshëm nga Prokuroria për drejtësinë për të mitur! @aklagareSE”, -shkruan Ndisi.

Gjithashtu Marku zhvilloj takime edhe me Donald Lu si dhe me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: