Kukësi pas fitores në miqësore, akord me yllin e kombëtares gjeorgjiane

Kukësi pas fitores në miqësore, akord me yllin e kombëtares gjeorgjiane
Kukësi mbyll me fitore 2-1 miqësoren e parë, në Antalia, duke zhvilluar një pjesë të parë të shkëlqyer. Dy golat për Kukësin, i pari në 21’ me Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditje këndi me autor Shametin i dhanë avantazhin e shpejtë ekipit kampion në Shqipëri. Në 41’ vjen dhe goli i vetën i turqve të Kayserispor-it. Nga minuta e parë trajneri Pacult aktivizoi këta lojtarë. Koliçi (Frashëri), Idrizi, ( Shkodra) Alla, Shameti, Rrumbullaku, Peposhi (Dillon) Musolli, Rustemi, Sadiku (Imami), Bakaj (Hallaçi), Guri. Në këtë takim debutuan disa lojtarë si Dillon, Shkodra, Hallaçi e Sadiku. Si rezultat i kësaj loje erdhën dhe 2 golat për kuksianët, i pari në minutën e 21 me autor Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditja e këndit, ku Shameti dyfishon rezultatin.

Pas miqësores duket se kampionë në fuqi të kampionatit shqiptar janë shumë pranë arritjes së akordit me yllin e kombëtares gjeorgjiane Irakli Dzaria.

29-vjeçari aktivizohej me skuadrën gjeogjiane të Dila Gori ndërsa ka luajtur dhe me skuadra si Dinamo Tbilis dhe Zestafoni.

Me Kukësin, Dzaria pritet të firmosë  për 1 sezon e gjysmë ndërsa pritet të përfitoj një shifër prej 60 mijë eurosh nga kjo kontratë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: