Kunati i shkon në shtëpi, e dhunon dhe ikën

Kunati i shkon në shtëpi, e dhunon dhe ikën
Një 79-vjeçar u procedua penalisht pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, K.N. 71 vjeçe.

Policia sqaron se ka plotësuar kërkesë padinë për urdhër mbrojte, pas dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

“Më datë 11.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N, vjeç 71, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se i kunati, shtetasi P.K, vjeç 79, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë”, njofton Policia.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: