Lirimi i Sotës, PD akuzon Ramën se po mbron Tahirin

Lirimi i Sotës, PD akuzon Ramën se po mbron Tahirin
Lirimi paraditen e sotme i 25-vjeçarit Orest Sota nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ka shkaktuar reagimin e Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar se ky lirim është një nga pasojat e zgjedhjes së kryeprokurores.

“Marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës”, tha Paloka.

Deputet demokrat akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Rama se po bën çmos për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm.

“Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë”, tha Paloka. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: