LSI, Kryemadhi: Reforma në Drejtësi dhe integrimi në BE janë penguar vetëm nga Rama

LSI, Kryemadhi: Reforma në Drejtësi dhe integrimi në BE janë penguar vetëm nga Rama
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me akuzat nga Rama se protestat e që do të organizojë opozita cënojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Kryemadhi deklaroi se Reforma në Drejtësi dhe procesi i integrimit të vendit po pengohen vetëm nga kryeministri Edi Rama.

“Reforma në Drejtësi nuk është penguar asnjë sekondë, as nga LSI as nga PD.  Është penguar vetëm nga një njeri që është Edi Rama dhe Integrimi Europian, është mëse e qartë, shqiptarët tashmë e dinë shumë mirë e kanë parë shumë mire, e kanë dëgjuar me veshë, e kanë parë me sy sesi Edi Rama po i  jep një drejtim komplet tjetër në të kundërt Shqipërisë”, u shpreh Kryemadhi.

 

Teksa foli për organizimin e protestës së 27 janarit, Kryemadhi “premtoi” se do të jetë paqësore.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: