LSI, Vasili: Rama shkatërroi Reformën në Drejtësi duke asgjësuar ONM-në, kujt ti besojmë tani...

LSI, Vasili: Rama shkatërroi Reformën në Drejtësi duke asgjësuar ONM-në, kujt ti besojmë tani...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi ku fajëson kryeministri Rama se ka shkatërruar reformën në drejtësi duke asgjësuar edhe Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit (ONM).

Këtë gjë e deklaroi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pak minuta më parë gjatë një interviste, ndërkohë që Vasili shkrua në Facebook se Rama e përzuri ONM-në e cila ishte syri vëzhgues i BE-së dhe SHBA-së.

“Kryeministri shkatërroi përfundimisht reformën ne drejtësi duke asgjësuar edhe Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia ndërkombëtare e kushtetuese e reformës ne drejtësi.

ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqërisë civile,por mëkëmbësi i kryeministrit,sekretari i përgjithshëm i kuvendit te Shqipërisë, i përbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e përzuri përfundimisht edhe monitorimin ndërkombëtar nga reforma ne drejtësi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtësi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.

ONM u asgjësua nga kryeministri me qëllimin e vetëm qe ai ka: kapjen e drejtësisë.

Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshëm te reformës në drejtësi.

Kujt ti besojmë tani ????” shkruan Vasili.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: