Maja e Hekurave, destinacioni perfekt malor në Tropojë që lidhet me legjendën e varkës së Noes

Maja e Hekurave, destinacioni perfekt malor në Tropojë që lidhet me legjendën e varkës së Noes
Maja e Hekurave ose Mali i Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 m në luginën e mesme të Valbonës në verilindje.

Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët e tij, i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale zbresin shkallë-shkallë në luginën e Motinës nga verilindja, në lugun e përroit të Liqenit nga juglindja dhe lugun e përroit të Selbicës nga perëndimi.

Majat kryesore të tij janë ajo e Alshinës (2295 m), maja e Zezë (2424 m) dhe maja e Dhive (2332 m).

Me emrin Maja e Hekurave lidhet një legjendë, sipas së cilës janë të vendosuradise hekura në faqet gurore në krye te saj, në të cilat hidhnin litaret anijet qindra vjet më parë teksa lundronin në hapësirën e mbushur me ujë që më pas mori emrin Malësia e Gjakovës.

Një legjendë tjetër thotë për këto “thika” të mprehta malore që lidhen me përmbytjen e madhe, atë të Noes dhe se arka e tij paska ngecur në këto lartësi dhe aty ka lidhur hekurat e zinxhirëve të ankorimit.

Por më e rëndësishmja është se këto maja janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik për aventurierët e borës dhe lartësive.

Çdo fundjavë aty ngjiten të rinj nga vendi dhe kurioz nga bota për t’i parë e prekur këto maja legjendare. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: