Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i shoferit

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i shoferit
Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Pllanë-Rrubik, me pasojë një të vdekur.

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe përfunduar në ujërat e lumit Mat, ndërkohë që në afërsi është gjetur një trup i pajetë i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit.

Policia sqaron se automjeti tip "Benz"  është me targa AA 272  JN ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Berzane.

Mjetin është nxjerr nga lumi dhe nga kontrolli në brendësi nuk është konstatuat ndonjë shtetas tjetër. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: