Maskë me kakao për flokët

Maskë me kakao për flokët
Përbërësit:

1 lugë gjelle kakao pluhur

I/2 filxhan kafe kos ose pak qumësht të ngrohtë

1 vezë

Përdorimi:

Përzieje masën në një tas të vogël. Fillimisht, rrihni vezën, pastaj shtoni kakaon dhe në fund kosin ose qumështin. Përziejeni të gjithë masën me kujdes. Sigurohuni që masa të jetë homogjene dhe pak e trashë. Filloni ta shpërndani në flokë, fillimisht në rrënjë dhe më pas në gjithë flokët, duke e ndarë në zona. Përhapeni me kujdes, derisa të mbarojë dhe mbajeni për 30 minuta. Mbulojeni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të ngrohtë të lagur. Pas 30 minutave, lajini flokët me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Përdoreni një herë në javë dhe flokët do t’i keni të butë dhe të shëndetshëm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: