Maskoheshin si balerina, policia i akuzon për prostitucion

Maskoheshin si balerina, policia i akuzon për prostitucion
Disa vajza shqiptare maskonin aktivitetin e tyre të prostitucionit duke dhënë përshtypjen se ishin balerina.

Mediat maqedonase shkruajnë se katër shtetase shqiptare janë gjobitur me 400 euro dhe janë dëbuar nga Maqedonia, pas një aksioni policor.

Ndërsa dy shtetase të tjera shqiptare dhe një serbe janë ndaluar për qëndrim ilegal dhe nën akuzën e prostitucionit.

Ato dyshohet se punonin në tre hotele në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit.

Aktualisht ato mbahen në në stacionin policor të Gostivarit dhe Tetovës.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: