Mbërrin në Barcelonë blerja e dytë e klubit, qendërmbrojtësi Mina

Mbërrin në Barcelonë blerja e dytë e klubit, qendërmbrojtësi Mina
Në Barcelonë ka mbërritur blerja e dytë e klubit blaugrana, qendërmbrojtësi Yerry Mina.

Ai ka mbërritur në Barcelonë bashkë me xhaxhain dhe përfaqësuesin e vet, Jair Mina.

“Nga Guachene drejt botës! Yerry Mina dhe përfaqësuesi i tij, Jair Mina, tashmë po fluturojnë drejt Barcelonës”, ka shkruar Mi Seleccion në Tëitter.

Gjithashtu kjo gjë është konfirmuar edhe nga Radio Caracol.

Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, e cila do ta mbaj atë në Camp Nou deri në verë të vitit 2023.

“Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yerry Mina për 11.8 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe është blerja e dytë pas Philippe Coutinhos.  /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: