Mbyllja e thertoreve, Panariti-Ramës: Nuk mbrojtët konsumatorin por favorizuat importuesit

Mbyllja e thertoreve, Panariti-Ramës: Nuk mbrojtët konsumatorin por favorizuat importuesit
Ish - ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me kontrollet e ushtruara ndaj thertoreve në të gjithë vendin dhe mbylljen e qindra prej tyre.

Deputeti i LSI-së, deklaron se kontrollet nuk kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, por me favorizimin e disa personave të importit të mishit.

Statusi i Panaritit

Qindra thertore të vogla dhe pika therje u mbyllën forcërisht anë e mbanë vendit. Po përse reprezaljet mbi to nuk kanë lidhje me sigurinë ushqimore? Shihni me qetësi treguesit e mëposhtëm dhe gjykoni.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në tremujorin e fundit të 2017, u importuan 3498 qengja të gjallë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë importi i tyre është zero.

A u favorizua importi?!!....Gjykojeni ju vetë!! Por le te vazhdojmë më tej arsyetimin.

Statistikat tregojnë se në fund të 2017, një kg mish qengji u shit në treg me 5000 lekë të vjetra nga 3200 lekë të një viti më parë, pra një rritje me 36%.

A u dëmtua konsumatori?! .... Gjykojeni ju vete.!! .....

Së fundi përse ky aksion nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore? Blegtoria shqiptare mbizotërohet nga bagëtitë e imta. Qengjat tanë, mbahen kryesisht në kullotë, ndërsa bagëtitë e importuara janë të rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë më të sigurta? Gjykojeni vete.!!

Bashkimi Europian ka standardizuar dhe licencuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini këto direktiva dhe përshtatini me bizneset tona të vogla të përpunimit të mishit por mos i rrafshoni ato?! 

Në Gjermani, Francë, Itali ka me mijëra  pika therje dhe thertore të vogla të cilat janë pjesë e traditës dhe e vlerave lokale.... Ato janë furnizuesit kryesore të prodhimeve të tyre të markës dhe të agroturizmit..

Shpërndajeni me miqtë tuaj: