Merkato e janarit, Zidane flet nëse do të ketë "prurje" të reja tek Reali

Merkato e janarit, Zidane flet nëse do të ketë "prurje" të reja tek Reali
Gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes kundër Numancia, në Kupën e Mbretit, trajneri i Real Madrid paralajmëroi se nuk do të ketë prurje të reja gjatë merkatos së janarit.

Francezi Zinedine Zidane konfirmoi e Real nuk ka nevojë për përforcime e as të largojë lojtarë gjatë merkatos dimërore.

“Kam biseduar me presidentin dhe kemi parë gjithçka, mund të flasim për përforcime, por nuk do të ketë transferime, edhe pse çdo gjë mund të ndodhë para fundit të janarit. Sigurisht, nuk dua asnjë nga lojtarët që të largohet. Ndoshta vjen dikush, por nuk dua që ndonjë lojtar të largohet nga kjo skuadër", deklaroi Zidane.

Për sa i përket transferimit të portierit të Atletiko Bilbao, Kepa Arrizabalaga në "Bernabeu" 45 vjeçari nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni, edhe pse ka theksuar se deri tani e ardhmja e Kepa është në Bilbao.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: