Merkel-Schultz drejt koalicionit, plani që kufizon emigracionin dhe bashkimin familjar

Merkel-Schultz drejt koalicionit, plani që kufizon emigracionin dhe bashkimin familjar
Politikanët gjermanë kanë arritur një përparim në bisedimet që synojnë formimin e një qeverie të re koalicioni.

Një marrëveshje 28-faqesh hodhi bazat për një dakordësi midis Kristian Demokratëve të Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe Social Demokratëve (SPD) të Martin Schultz.

“Politikanët qëndruan gjithë natën për të arritur një marrëveshje, me bisedimet që zgjatën më shumë se 24 orë”, raporton BBC.

Palët arritën në një qëndrim të përbashkët për disa çështje, sikurse është migrimi.

Projekti planifikon të kufizojnë hyrjen e azilkërkuesve në rreth 200 mijë në vit. Projekti gjithashtu flet për kufizimin në një mijë bashkime familjare të emigrantëve në Gjermani.

Që nga zgjedhjet e shtatorit, në Gjermani nuk është mundur të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: