Mersini e Malota firmosin me Vllaznisë, Valter Fushaj “fshihet” pas merkatos

Mersini e Malota firmosin me Vllaznisë, Valter Fushaj “fshihet” pas merkatos
Për mbijetesën Vllaznia ka bërë katër blerje të tjera.

Mbrojtësi i cili u largua nga Flamurtarit, Ergis Mersini është bërë pjesë Vllaznisë. Pasi ka arritur akordin me drejtuesit e klubit kuqeblu është nisur drejt Ulqinit, ku edhe Vlazia po kryen përgatitoren  e dimrit. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota ka qenë lojtari i radhës që ka firmosur me Vllazninë deri në fund të këtij sezoni me të drejtë rinovimi.

Pas Xhevahir Sukajt dhe Sedat Berishës, skuadra e Ernest Gjokës vijon fushatën e përforcimeve, me dy blerje të tjera të rëndësishme, ndërkohë merkato nuk është ndalur.

Valter Fushaj, i cili pret të marrë zyrtarisht presidencën e  Vllaznisë mësohet se është pjesë e katre lëvizjeve duke bindur lojtarët që të bashkohen me kuqeblutë e Gjokës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: