Meta pret në zyrë dy kryekomunarët e Kosovës, theksi tek bashkëpunimi për projekte të përbashkëta

Meta pret në zyrë dy kryekomunarët e Kosovës, theksi tek bashkëpunimi për projekte të përbashkëta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me dy dy kryekomunarë të Kosovës, përkatësisht Bekim Jashari kryetar i Komunës së Skënderajt si dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës Drenas, të Kosovës.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me këto komuna të Kosovës teksa solli në vëmendje kontributin që ka dhënë Drenica në historinë e kombit tonë.

Presidenti gjithashtu foli për realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me kulturën, arsimin, sportin, bujqësinë, si dhe me të gjitha fushat e tjera të jetës.

Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për hartimin dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta, në mes të bashkive të Shqipërisë dhe komunave të Kosovës, në kuadrin e Programeve Evropiane për zhvillimin e rajoneve. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: