Milani "zhgënjen" tifozët, drejtori sportiv Mirabelli: Nuk do të blejmë lojtarë në janar

Milani "zhgënjen" tifozët, drejtori sportiv Mirabelli: Nuk do të blejmë lojtarë në janar
Situatës jo të mirë që po kalon Milani i shtohet edhe deklarata e drejtorit sportiv Mirabelli, i cili u shpreh se nuk do të transferojë lojtarë në janar.

Pavarësisht sezonit aspak të mirë dhe renditjes në pozitën e 11’të në Serie A me 28 pikë, 23 prapa liderit, Milani nuk do të blejë lojtarë gjatë kësaj merkato.

“Jam gjithmonë duke punuar, është e rëndësishme që të jemi në gjendje gatishmërie dhe të dimë për gjithçka. Këtë vikend do të jem në Gjerman t’i shikojë disa ndeshje, por nuk do të blejmë lojtarë në janar. Nuk do të bëjmë asgjë, po ju tregoi informacion zyrtar”, u shpreh Massimiliano Mirabelli.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: