Moti, fundjavë me shi, dëborë në lartësi

Moti, fundjavë me shi, dëborë në lartësi
Fundjava ka rezervuar surprizat e motit ku priten shira por edhe dëborë në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencave, ka parashikuar që nesër do të ketë reshje lokale shiu në zona të ndryshme, ndërsa në lartësinë mbi 1000 m mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

“Sot pasdite (e premte, dt.12) dhe nesër (e shtunë, dt.13) pritet të ketë reshje lokale të dobëta, ndërsa në qarkun Vlorë lokalisht deri mesatare.

Mbi 1.000 m mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Nesër (e shtunë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 14 °C, në vendet e ulëta: 3 °C / 13 °C, në vendet malore: -1 °C / 5 °C.

Era do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.13) në veri të vendit era pritet të fryjë e fortë”, njofton Instituti i Gjeoshkencave.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: