Mourinho e quajti “një palaço në stol", ja përgjigjja ironike e Contes

Mourinho e quajti “një palaço në stol", ja përgjigjja ironike e Contes
Pasi trajneri Mourinho e quajti “një palaço në stol”, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Antonio Contes.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho akuzoi italianin se e ekzagjeron me mënyrën e festimit duke e quajtur trajnerin e Chelseat “një palaço në stol”.

Nga ana tjetër, përgjigjja e Contes ishte mjaft ironike, teksa italiani u shpreh se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga stoli i Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte.

Raportet mes tyre ishin përkeqësuar vitin e kaluar kur Chelsea e shkatërroi Manchesterin me rezultat 4:0, ndërsa në fund të ndeshjes Mourinho i pëshpëriti Contes që të festojë si i çmendur për 1:0 e jo atëherë kur skuadra shënon për 4:0. /f.ç/Albanian Free Press Online/

https://streamable.com/um3sj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: