Nëntë futbollistë të Dortmundit u helmuan nga mishi në qabaptore

Nëntë futbollistë të Dortmundit u helmuan nga mishi në qabaptore
Nëntë futbollist të Borusia Dortmund gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë janë helmuar nga ushqimi, gjatë konsumimit të mishit.

Sipas “Bild”, lojtarët në fjalë kanë pasur shenja të helmimit dhe nga sa bëhet e ditur, shkak është bërë konsumimi i mishit në Marbella. Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin dhe Reimann kanë ndjerë shqetësime shëndetësore, pasi cilësia e mishit, e konsumuar prej tyre, nuk ka qenë në parametrat e duhur.

Gjithsesi lojtarët nuk kanë pasur komplikacione të mëtejshme dhe  trajneri i Borussia Dortmund, Stoeger është shprehur optimist se ata do të jenë gati kundër Volfsburg, në përballjen e sotme në kampionat.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: