Ngjela zbulon "skenarin" e shkarkimit të Çakos: Xhafaj kërkoi largimin, ndërsa Rama refuzoi nga presioni

Ngjela zbulon "skenarin" e shkarkimit të Çakos: Xhafaj kërkoi largimin, ndërsa Rama refuzoi nga presioni
Avokati Spartak Ngjela ka folur sot gjatë një debati në OraNews lidhur me “skenarin” e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çakos.

Sipas Ngjelës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka kërkuar shkarkimin e Çakos edhe pse Rama e refuzoi këtë gjë.

Avokat Ngjela shprehet se Xhafaj është një njëri shumë pranë mbështetësve ndërkombëtar amerikan dhe gjerman.

"Këtu kemi një problem politik që duhet analizuar. Xhafaj e kërkoi 10 ditë për ta shkarkuar. Rama ia ktheu. Fakti që ky vazhdoi kërkesën, kuptohet që ishte kërkesë e politikës së lartë ndërkombëtare.

Fakti që ky i tha një herë jo dhe u thye, do të thotë se Ramës i kanë bërë presion. Presionin nuk e ka bërë Xhafaj, por ata që kanë në dorë shkopin në dorë. Fakti që nuk e lëshonte, do të thotë se është thyer. Atje ka një të komanduar.

Policia nuk drejtohet më nga kryeministri, drejtohet nga ai që ka komanduar ministrin e Brendshëm. Ministri i Brendshëm është më afër gjermanëve dhe amerikanëve dhe kjo për shqiptarët është në favor.

Pse mërziten këta? Janë të pafajshëm! Ku ta gjesh të të arrestojnë pa prova. Pse kanë frikë dhe gjuajnë me papuçe? Del flet ai pa karar se do të bëjë revolucion për të ruajtur sendin e vjedhur.

Policia po filtrohet nga personat që ishin të implikuar me narkotikun. Është e gjitha në dispozicion të ndërkombëtarëve. Shqipëria është në progres. Kush qan? Të implikuari”, u shpreh Ngjela. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: