Një familje shqiptare u asfiksuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina, në rrugën “Emilia”, por fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka mundur t’u shpëtojë jetën.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka kishte nisur dje kur sapo kishte ndezur sobën me dru për t’u ngrohur.
Familja shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë, kryefamiljari 44 vjeçar, bashkëshortja e tij 38 vjeçe dhe katër fëmijët e çiftit nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
(Marrë nga http://www.ilrestodelcarlino.it)