Nikolla: Kush studion për mësuesi do tu mbulohen tarifa nga ministria, rrogat rriten deri në 40%

Nikolla: Kush studion për mësuesi do tu mbulohen tarifa nga ministria, rrogat rriten deri në 40%
Ministria e Arsimit ka njoftuar se maturantët me rezultate të larta të cilët do të zgjedhin të studiojnë në një nga Fakultetet e Edukimit, do tu mbulohen tarifat e studimit vet ministria.

Ministrja Nikolla deklaroi se qëllimi i këtij lehtësimi është rritja e cilësisë së mësuesve.

Ne nuk mund të presim që cilësia e arritjeve të nxënësve tanë të tejkalojnë cilësinë e mësuesve. E kundërta është e vërtetë, gjithnjë e më shumë mësues cilësor të çojmë drejtë shkollave aq më shumë pritshmëritë për të pasur arsim cilësor dhe arritje konform standardeve që ne duam të shkollave shqiptare për nxënësit mund të jenë të mundura. Pra e përsëris ne do të kemi një rritje të notës mesatare si kriter hyrës për Fakultetet e mësuesisë në të gjitha programet e mësuesisë, e pa dyshim një proces për të cilat me fakultetet kemi filluar punën, kam edhe detyrimin që rrjedh për shkak të ligjit të ri të arsimit të lartë, dhe shumë shpesh ne do të kemi një histori besoj të re cilësore të formimit të fakulteteve të edukimit pa hequr dorë nga ato që është angazhimi i kësaj qeverie për ta bërë profesionin e mësuesit jo thjeshtë një profesion që kërkohet cilësi por një profesion të respektueshëm, për t’i kthyer dinjitetin në shoqëri aty ku i takon mësuesit, pa dyshim edhe duke i mbështetur me paga të rritura dhe është angazhimi ynë, dhe përsëris që do të vijojmë të ecim më rritjen e pagës së mësuesit deri ne masën 40% po ashtu edhe me një sërë iniciativash të tjera që lidhet si me orët mësimore, si me kushtet dhe investimet në infrastrukturat shkollore dhe me radhë” deklaroi Nikolla.

Teksa prezantoi portalin “Mësues për Shqipërinë”, Nikolla tha se mësuesit tanimë do të kenë më shumë akses dhe do të njoftohen në kohë reale për vendet bosh të punës.

 

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: