Opozita gati për aksion, protestat nisin javës tjetër

Opozita gati për aksion, protestat nisin javës tjetër
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dy partitë kryesore në opozitës, kanë nisur përgatitjet për protestat e lajmëruara fundvitin e shkuar.

Protesta e parë pritet të mbahet në fillimin e javës tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh me struktura në rrethe ku mbi aksionin opozitar.

Dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar, për organizimin e protestës së parë. Në fillim të javës tjetër nis edhe sesioni parlamentar.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur paralelisht përgatitjet, duke udhëzuar mbështetësit e saj që të marrin masa për pjesëmarrje masive.

Ndërkohë, sesioni parlamentar në dhjetor të vitit të shkuar u mbyll me protesta të opozitës, kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: