Opozita kërkon largimin e Gramoz Ruçit, sërish akuza për kryeprokuroren

Opozita kërkon largimin e Gramoz Ruçit, sërish akuza për kryeprokuroren
Deputetët e opozitës kanë firmosur një dokument i cili pritet të lexohet në seancën e pasdites së sotme, në çelje të sesionit të ri parlamentar.

Në dokument bëhet një përmbledhje e “aktivitetit të paligjshëm” të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, duke përfshirë vendime të gjyqësorit dhe lëvizje prokurorësh.

“Sa është zgjedhur Prokurori i Përkohshëm, Sajmir Tahirit i është kthyer pasaporta, Orest Sota është liruar nga burgu si dhe po mbyllet çështja e Xibrakës”, shkruhet në dokument.

PD akuzon gjithashtu Kryetarin e Kuvendit për shkelje të rregullores, falsifikim të votave të deputetëve dhe dhunimin e të drejtës së opozitës për të folur, duke kërkuar shkarkimin e tij. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: