PD, Paloka: Mazhoranca e ka kthyer parlamentin në ilegjitim, opozita nuk mund të sillet normalisht

PD, Paloka: Mazhoranca e ka kthyer parlamentin në ilegjitim, opozita nuk mund të sillet normalisht
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sqaruar vendimin e selisë blu për tu kthyer në parlament megjithëse marrëdhënia e saj do të jetë e kushtëzuar.

Paloka u shpreh se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në  ilegjitim dhe sipas tij edhe opozita nuk mund të sillet në mënyrë normale. 

Ky parlament tashmë për ne e ka humbur legjitimitetin dhe ne do të sillemi me të, me detyrimin për të përfaqësuar zgjedhësit tanë, por si përballë një mazhorance pa legjitimitet. Nuk po paralajmëroj asnjë skenar, thjesht po bëj të qartë që marrëdhënia jonë me parlamentin do të jetë si me një mazhoranc ilegjitime.

Teksa u pyet nëse do të ketë bashkëpunim mes PD-së dhe qeverisë për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nënkryetari demokrat u shpreh kështu:

Vendimet tona do të lidhen jo thjeshtë me qëllimin që ka opozita për të pasur një reformë reale në drejtësi, të nevojshme, por do të jetë dhe me qëndrimin e mazhorancës. Ne nuk mund të bëjmë sikur...që ne të shkojmë të miratojmë ligje pastaj të shikojmë si këto ligje dhe vetë kushtetuta shkelen me këmbë nga mazhoranca dhe kryeministri. Kështu që edhe vendimet do të merren në përputhje me këto reagime”, tha Paloka.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: