Për shtëpinë e re të FSHF-së marrin pjesë Rama dhe Duka...a do të shkojë nesër edhe Fino?

Për shtëpinë e re të FSHF-së marrin pjesë Rama dhe Duka...a do të shkojë nesër edhe Fino?
Kreu i FSHF-së Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama do të jenë së bashku paraditen e nesërme për ceremoninë  e nisjes së punimeve mbi selinë e re të institucionit të futbollit shqiptar.

“Nesër në ora 11:00 në kompleksin “Dinamo” në kryeqytet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama do të marrin pjesë së bashku në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Shtëpisë së re të Futbollit Shqiptar”,” – njoftoi FSHF.

Kjo ceremoni vjen në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së. Armand Duka garon për një mandat të pestë, ndërsa kandidati tjetër përballë tij, Bashkim Fino, vjen nga Partia Socialiste, duke ndezur polemikat e para politike.

Pritet me interes nëse Edi Rama do të jetë i shoqëruar nga kandidati tjetër për postin e FSHF-së, Bashkim Fino, si një i interesuar mbi selinë e re ku edhe do të ketë zyrat në rast fitoreje?!

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: