Përplasi makinën qëllimisht me një tjetër, shpallet në kërkim

Përplasi makinën qëllimisht me një tjetër, shpallet në kërkim
Një 36 vjeçar nga Fushë-Arrëzi është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autori i përplasjes me makinë i një mjeti ku ndodheshin tre persona.

Policia sqaron se V. T. vjeç nga fshati Lumardhe në Fushë-Arrëz është shpallur në kërkim pasi sot, në qytetin Fushë Arrëz, duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që  ndodheshin në mjetin tip Wolkswagen të drejtuar nga shtetasi A.G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Wolkswagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij  shtetasi M.G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.

Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A.G., shtetasi V T.  më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me armë, pistoletë ku ka  qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar.

Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: