Peshkarexha kthehet në portin e Vlorës me minën e Luftës së Dytë Botërore

Peshkarexha kthehet në portin e Vlorës me minën e Luftës së Dytë Botërore
Rrjetat e një peshkarexhe kanë kapur sot në bregdetin e Vlorës një minë e cila dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

Menjëherë pas ankorimit, drejtuesi i peshkarexhës “Mikaela” ka kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Forcat xheniere kanë marrë minën ndërkohë që fatmirësisht nuk pati ndonjë incidenti i cili mund të rezultonte fatal.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: