Peshkatarët kapin peshkaqen të bardhë, jo shumë larg bregut

Peshkatarët kapin peshkaqen të bardhë, jo shumë larg bregut
Kanë qenë me fat peshkatarët e durrsakë teksa në rrjetat e tyre ka rënë një peshkaqen i rrallë për ujërat e Adriatikut.

Teksa kanë ngritur rrjetat e peshkimit të hedhura jo më shumë se 10 milje detare larg bregut peshkatarët janë befasuar nga specia e rrallë që ndodhej aty, një peshkaqen i bardhë.

Specia e kapur sot rreth mesditës peshonte rreth 60 kilogramë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: