Plagosin adoleshentin shqiptar, zhduken autorët

Plagosin adoleshentin shqiptar, zhduken autorët
Një i ri shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në këmbë me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar.

Policia italiane po heton ngjarjen por nuk ka ende informacion për atë që ka ndodhur, pasi edhe dëshmia e të lënduarit nuk i ka ndihmuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino. Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ai që ka njoftuar policinë.

Adoleshenti u tha karabinierëve se ishte përfshirë në një sherr me shtetas jo italianë dhe kishte marrë një plumb në këmbë.

Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk ka bindur karabinierë, që vijojnë hetimet.

(Marrë nga www.torinoggi.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: