Politikani serb: Vrasja e Ivanoviç, një terrorizëm politik sipas modelit të Millosheviçit

Politikani serb: Vrasja e Ivanoviç, një terrorizëm politik sipas modelit të Millosheviçit
Lidhur me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua nga persona ende të pa identifikuar, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç.

Sipas Drashkoviç vrasja e kreut të serbëve në Kosovë është një terrorizëm politik i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 1990.

“Të shtënat ndaj Oliver Ivanoviçin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë. Oliver Ivanoviç ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.

Drashkoviç ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse të Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: