Prangoset hajduti i tmerrshëm i makinave

Prangoset hajduti i tmerrshëm i makinave
Një 40 vjeçar u vu në pranga nën akuzën e vjedhjes së makinave në Tiranës.

Policia sqaron se arrestimi i Blerim Meshit u bë pasi “më datë 10.01.2018, rreth orës 00:45, në rrugën e  ‘Xhanfize Keko’, u kap duke tentuar të vjedhë xhamin e  pasqyrës së mjetit të tipit ‘Benz’, në pronësi të shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një thikë “flutur” dhe një objekt metalik në formë T-je.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshtë :

-        Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S.,

-        Më datë 18.12.2017, në rrugën "Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A.,

-        Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L.,

-        Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D.

-        Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edge  të tjera vjedhjeve që keta shtetas  dyshohet se mund të kenë  kryer.

Materialet  i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: